Arrestohet turku që nuk i shërbeu çaj Erdoganit

Arrestohet turku që nuk i shërbeu çaj Erdoganit

Autoritetet turke kanë arrestuar menaxherin e lokalit të gazetës turke Cumhuriyet, për fyerje ndaj presidentit, pasi ai tha se nuk do t’i shërbente çaj Rexhep Taip Erdoganit, një nga avokatët e menaxherit tha për Reuters.

Senol Buran, i cili drejton kafenenë në zyrat e gazetës Cumhuryiet në Stamboll të Turqisë, u arrestua pasi policia bastisi shtëpinë e tij të shtunën, tha avokati Ozgur Urfa.

Gazeta në fjalë është një nga mediumet më kritike të qeverisë së udhëhequr nga Erdogan.

Fyerja e presidentit është një krim i dënueshëm me deri në katër vjet burg në Turqi, njofton Gazeta Insajderi.

Avokatët e Erdoganit, kanë ngritur më shumë se 1.800 raste kundër popullit, duke përfshirë karikaturistë, një ish-fituese të ‘Miss Turqisë’ dhe nxënës të shkollave. /Insajderi.com