Mediumi turk zbulon gjendjen e Vedat Muriqit – a do të luajë ndaj Çekisë e Anglisë?

Mediumi turk zbulon gjendjen e Vedat Muriqit – a do të luajë ndaj Çekisë e Anglisë?

Vedat Muriqi do ta vazhdojë trajtimin mjekësor në Stamboll.

Sulmuesi i Fenerbahçes i cili u lëndua në ndeshjen kundër Kasimpasas në fundjavë, do t’i mungojë Kosovës në dy ndeshjet e radhës – ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Muriqi në fitoren 3:2 ndaj Kasimpasas shënoi dy gola nga pika e bardhë, por që tashmë prizrenasi ka marrë një ‘goditje’ të rëndë në Kosovë.

Ndërsa, mediumi turk Aksam raporton se Muriqi është nisur për në Stamboll, atje edhe ku do të trajtohet më tutje.

“Përkundër të gjitha përpjekjeve dhe vendosshmërisë së tij, Muriqi nuk do të jetë pjesë e skuadrës shkaku i lëndimit”, thuhej në njoftimin e FFK-së.

25-vjeçari ka qenë në formë të mirë me klubin dhe Kombëtaren këtë vit, derisa shkaku i lëndimit ai pritet të mungojë rreth një muaj.