Pas Federerit, Thiemi “leksion” edhe Djokovicit – Federeri mposht Berrettinin [Video]

Pas Federerit, Thiemi “leksion” edhe Djokovicit – Federeri mposht Berrettinin [Video]

Në Londër po vazhdojnë finalet e turneut ATP Finals për meshkuj në tenis, ku marrin pjesë 8 tenistët më të mirë në botë.

Në grupin Bjorn Borg befasitë janë të shumta. Tenisti austriak Dominic Thiem, pasi mposhti ditën e parë Roger Federerin, triumfoi 2-1 edhe ndaj numrit 2 në botë, serbit Novak Djokovic (6-7, 6-3, 7-6).

Fitore me përmbysje e Thiemit, që falë këtij triumfi siguron një biletë për në gjysmëfinalet e këtij turneu.

Fitore shënoi edhe Roger Federer, që mundi 2-0 (7-6, 6-3) italianin Matteo Berrettini, duke qenë ende në garë për të avancuar më tej.

Gjysmëfinalisti i dytë i këtij grupi do të dalë nga sfida direkte mes Federerit dhe Djokovicit.

Sot luhen dy ndeshjet e dyta të grupit Andre Agassi, ku spanjolli Rafael Nadal do të duelojë ndaj rusit Daniil Medvedev.

Ndërsa sfida e dytë është ajo mes dy fituesve të ditës së parë, grekut Stefanos Tsitsipas dhe gjermanit Alexander Zverev.