MacBook Pro 16 inç mund të lansohet nesër, në çmim prej 2,399 dollarëve

MacBook Pro 16 inç mund të lansohet nesër, në çmim prej 2,399 dollarëve

Më herët sot, dolën thashetheme që thanë se Apple po jepte njoftime private dhe përvoja praktike për disa konsumator të zgjedhur.

Pajisja e paraqitur mund të ishte MacBook Pro i ri 16 inç, por nuk kishte asnjë konfirmim.

Tani, ka ardhur informacion i ri mbi datën e lansimit të kompjuterit dhe çmimit të mundshëm.

Sipas raportit të fundit nga Bloomberg, MacBook Pro i ri 16 inç do të lansohet nesër, dhe do të fillojë me 2.399 dollarë.

Ky version i ri do të zë vendin e 17-inç MacBook Pro, dhe do të kushtojë pothuajse njëjtë me modelin aktual 15-inç.

Do të përfshijë gjithashtu një tastierë më kompakte dhe praktike. Tani na mbetet vetëm të presim deri nesër për të parë nëse ky informacion është i vërtetë, apo thjesht një thashetheme tjetër.