Tifozi çek e mbështet Kosovën, mbledh autografe nga yjet e kombëtares

Tifozi çek e mbështet Kosovën, mbledh autografe nga yjet e kombëtares

Kombëtarja e Kosovës në Plzen të Çekisë do ta ketë ndeshjen më vendimtare deri më tani në fazën e kualifikimeve për “Euro 2020”.

Tifozët nga shtetet e Evropës po vrapojnë pas futbollistëve të Kosovës për të pasur një kujtim nga ta.

Një tifoz çek po qëndron para hotelit të Kombëtares së Kosovës, ku po mbledh nënshkrime nga yjet “Dardanë”.

“I njoh pothuajse te gjithë, Rashica, Celina, Shala. Pothuajse të gjithë. Këtë e bëj edhe për kombëtaret tjera”, ka thënë tifozi.

Ai mbante në dorë një album me fotografi të futbollistëve të Kosovës dhe nënshkrimet e tyre.

Për dallim të këtij tifozi, Çekia frikësohet se një numër i madh i tifozëve çekë mund të bëjnë thirrje kundër Kosovës, në mbështetje të Serbisë.

Frika se mund të ketë thirrje politike në ndeshjen e sotshme e ka kapluar edhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Çekisë, Martin Malikin.