Dita filloi mirë për Alibaba ku shiti 12.01 miliardë dollarë në orën e parë dhe vetëm 1 orë e gjysmë arriti totalin e shpenzuar gjatë 11 Nëntori 2016.
Gjigandi e-commerce Alibaba raportoi shitje rekord në eventin 11/11 përgjatë një periudhe 24 orëshe. Afro 30.5 miliardë dollarë janë shpenzuar të Hënën.
Gjatë periudhës 24 orësh e cila filloi në mesnatën e Singaporit dhe Hong Kongut, Alibaba ofroi zbritje të mëdha në sajtet e-commerce si Tmall.
Shitjet e Alibaba më 11 Nëntor vitin e kaluar tejkaluan çdo rekord të vendosur në SHBA gjatë së Premtes së Zezë dhe Cyber Monday.
Rekordi i Alibaba vjen në një kohë kur ekonomia Kineze ka filluar të ngadalësohet. Alibaba konkurron me rivalët e JD.com dhe Pinduoduo.
Dita filloi mirë për Alibaba ku shiti 12.01 miliardë dollarë në orën e parë dhe vetëm 1 orë e gjysmë arriti totalin e shpenzuar gjatë 11 Nëntori 2016.
Disa prej produkteve më të shitura ishin versionet 5G të Huawei Mate 30 Pro si dhe Apple iPhone 11 Pro dhe Pro Max.