Njihuni me femrën më të fiksuar pas operacioneve plastike

Njihuni me femrën më të fiksuar pas operacioneve plastike

Operacionet plastike tanimë janë diçka që shumë njerëz i bëjnë, kush për të rregulluar ndonjë difekt të fytyrës e kush për të rregulluar pjesë të tjera të trupit.

Por ka nga ata të cilët vërtetë e kanë ekzagjeruar pasi kanë ndërhyrë në shumë pjesë të trupit të tyre, e për më tepër kanë bërë zmadhime gjigande.

E tillë është edhe Natasha Crown nga Suedia, e cila katër vite më parë kur ishte 20 vjeçe bëri ndërhyrjen e parë, e më pas nuk “dinte më të ndalej”.

Në disa foto të publikuara nga “The Sun” shihet se si dukej para ndërhyrjeve dhe pas, e diferenca është shumë e dukshme.

Natasha dukej shumë herë më e bukur kur ishte natyrale sesa tani, pas harxhimit të mijërave euro dhe ndërhyrjeve të panumërta.