Natë dhune në Hong Kong, policia arreston studentët të cilët ikin nga konvikti

Policia në Hong Kong ka arrestuar shumë studentë të cilët janë përpjekur të arratisen nga konvikti i rrethuar i universitetit. Më herët pjesëtarët e policisë e kanë rrethuar konviktin e universitetit pas përleshjeve të ashpra rreth asaj hapësire, duke penguar disa qindra studentë ta braktisini.

Natë dhune në Hong Kong, policia arreston studentët të cilët ikin nga konvikti

Dhjetëra protestues janë përpjekur ta braktisin ndërtesën në agim, mirëpo janë detyruar të kthehen brenda sepse policia i ka sulmuar me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Ky ishte tentimi i tretë i protestuesve ta braktisin konviktin, pas gjithë natës së tensionuar.

Policia ka pretenduar se gazin lotsjellës e ka përdorur sepse “grupe të mëdha të kundërvajtësve të maskuar kanë sulmuar kordonët”.

Më herët policia është përpjekur të hyjë në Universitetin Politeknik, por është pritur me tulla dhe koktej mollotovi.

Përfaqësuesit e Universitetit kanë pretenduar se në ndërtesë janë bllokuar së paku 500 studentë.

Protestuesit e kanë okupuar konviktin e Universitetit para disa ditëve, derisa po vazhdojnë protestat e ashpra në Hong Kong./Insajderi.com.