Kina i ka bërë thirrje SHBA të mos demonstrojnë forcë në Detin Jugor Kinez

Kina i ka bërë thirrje ushtrisë amerikane të “ndërpresë me tregimin e muskujve” në Detin Jugor Kinez ku gjithmonë ka tensionime në mes të dy fuqive edhe pse të dyja pretendojnë se marrëdhëniet po iu përmirësohen.

Kina i ka bërë thirrje SHBA të mos demonstrojnë forcë në Detin Jugor Kinez

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes Wu Qian ka thënë për gazetarë në Bangkok se Deti Jugor i Kinës ishte në mes të shumë temave të cilat janë shqyrtuar nga ministrat e mbrojtjes së SHBA dhe Kinës Mark Esper dhe Wei Fenghe gjatë konferencës së Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Esper pas takimit ka thënë se është marrë vesh me homologun e tij kinez “të vazhdojnë të bisedojnë dhe të angazhohen shpesh”, dhe ka shtuar se dyja palët “po vazhdojnë të arrijnë përparim në shumë çështje”.

Wu ka thënë se Esper dhe Wei kanë pasur “një takim shumë pozitiv dhe konstruktiv”, dhe se janë “pajtuar në shumë fusha”. Mirëpo ai ka pretenduar se prania e Marinës Luftarake amerikane në Detin Jugor Kinez po e irriton Pekinin, dhe se Wei ka konfirmuar përkushtimin e Kinës ta mbrojë “sovranitetin territorial dhe të drejtat dhe interesat e saja detare”.

“Pala kineze i bënë thirrje palës amerikane që të ndërpresë t’i tregojë muskujt në Detin Jugor Kinez dhe të mos provokojë dhe të mos i ngritë tensionet”, ka thënë Wu dhe ka shtuar se SHBA duhet të “ndërpresin të intervenojnë në Detin Jugor Kinez dhe t’i ndërpresin provokimet ushtarake”.

Zëdhënësi i Esperit Jonathan Hoffman ka deklaruar se ministri amerikan i mbrojtjes “ka përsëritur në mënyrë të vendosur se SHBA do të fluturojnë, lundrojnë dhe veprojnë gjithkund ku këtë lejon e drejta ndërkombëtare dhe që do të inkurajojë mbrojtjen e të drejtave të shteteve tjera sovrane që edhe ata këtë të bëjnë”.

Deti Jugor Kinez me vite është pikë kryesore e kontesteve në mes të Pekinin dhe Uashingtonit. Kina pretendon se i gjithë deti është territor i saj sovran, me çka qeveritë tjera aziatike nuk pajtohen. Anijet e Marinës Ushtarake kohë pas kohe kalojnë nëpër këtë det, për çka Kina konsideron se duhet të marrin leje prej saj./Insajderi.com.