Challandes me fjalë të mëdha për tifozët e Kosovës: “Këta tifozë kosovarë…”

Challandes me fjalë të mëdha për tifozët e Kosovës: “Këta tifozë kosovarë…”

Bernard Challandes ka vetëm fjalët më të mira për tifozët e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Trajneri zviceran, që e mori drejtimin e ekipit kombëtar në marsin e vitit të kaluar, tha se për të, tifozët e Kosovës janë shembull për të gjithë tifozët në botë.

Ai tregoi se si ata entuziazmohen gjatë ndeshjeve dhe brohorasin në mbështetje të lojtarëve vazhdimisht, transmeton Insporti

“Këta tifozë kosovarë, këta e duan futbollin dhetërë kohën mendojne për futbollin dhe ata për një aksion të mirë brohorasin dhe ngrihen në këmbë”, tha Challandes në emisionin ‘Info Magazine’.

“Për mua ata janë shembull për tifozët e gjithë botës”, shtoi ai.

Trajneri 68-vjeçar po ashtu komentoi edhe mikpritjen që iu bë futbollistëve dhe tifozëve anglezë.

“Është një imazh shumë pozitiv për Kosovën jo vetëm për shkak të historisë me Anglinë. Por për imazin e vendit, pasi që ne e dimë kur luan Anglia kudo në botë shkojnë mbështetësit e saj, por ata kanë edhe probleme. Këtu asnjë problem nuk e kemi pasur”, tha Challandes.

“Djali im ka qenë në qytet një natë më herët para ndeshjes, nuk është se ishte vetëm i befasuar por ai ndihej shumë mirë në Kosovë dhe me tifozët e Kosovës e Anglisë të cilët këndonin bashkë dhe kjo miqësi mes tifozëve është shumë e rëndësishme për imazhin e këtij vendi”, shtoi ai. /Insporti.com/