BBC: Sikur më shumë tifozë futbolli të ishin si të Kosovës

BBC: Sikur më shumë tifozë futbolli të ishin si të Kosovës

Tifozët e futbollit të Kosovës kanë filluar të shfaqen si model për t’u ndjekur nga gjitha tifozëritë e botës për mirëpritjen që u bënë anglezëve në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës të dielën ka pritur në ‘Fadil Vokrri’ Kombëtaren e Anglisë, e po ashtu edhe mijëra tifozë anglezë që ia kishin mësyerë Prishtinën.

Atmosfera sportive që atë ditë fundjavë mbizotroi në kryeqytetin e Kosovës, ka bërë jehonë në mediet e mëdha botërore, e në veçanti ato angleze.

Mediume të mëdha angleze si BBC, The Guardian, DailyMail dhe Mirror kanë qëndruar në Kosovë në këto ditë.

Pas shumë shkrimeve të jashtëzakonshme për Kosovën, BBC tani pyet pse në futboll sot nuk ka më shumë tifozë siç janë kosovarët.

“Sikur të kishte më tepër tifozë futbolli si kosovarët, një veprim klasi” shkruan BBC.