Kombëtarja e Kosovës U19 është eliminuar nga faza e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian.
‘Dardanët’ e rinj janë mposhtur edhe nga Uellsi me rezultat 2:0.
Pinchard dhe Williams shënuan për fitoren e Uellsit.
Kosova pas tri ndeshjeve në grupin e 5, renditet në vendin e katërt me një pikë.
Pikën e vetëm Kosova e ka marrë kundër Rusisë, duke barazuar 1:1 në xhiron e parë. Të shtunën Kosova U19 pësoi humbje të thellë, 4:1 nga Polonia.