Presidenti i Izraelit për herë të parë në histori e dorëzoi mandatin parlamentit ta formojë qeverinë

Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin zyrtarisht ka dhënë instruksione parlamentit – Knesset-it të formojë koalicionin qeverisës.

Presidenti i Izraelit për herë të parë në histori e dorëzoi mandatin parlamentit ta formojë qeverinë

Rivlin, roli i të cilit në jetën politike në vend është kryesisht ceremonial, e ka informuar kryetarin e parlamentit Yuli Edelstein se ka kaluar mandati i formimit të qeverisë të cilin i ka besuar Benny Gantz-it, liderit të aleancës së partive të qendrës Kaltër e Bardhë.

Presidenti ka thënë se as kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, lider i Likud-it konservativ, dhe më pas as rivali i tij më i madh Gantz, ish komandant i ushtrisë izraelite, nuk e kanë përmbushur detyrën për ta krijuar koalicionin në afatin e caktuar.

Në rast se së paku 61 deputetë prej gjithsej 120, në tri javët e ardhshme nënshkruajnë përkrahjen cilitdo deputet ta formojë qeverinë, ky person do ta merr mandatin që ta bëjë këtë në afat prej 14 ditëve.

Në të kundërtën, në Izrael do të mbahen zgjedhjet e treta për më pak se një vit./Insajderi.com.