Arrestohet një terrorist i ISIS-t i cili ka organizuar sulme në Gjermani dhe Rusi

Ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu ka deklaruar se i dyshuari është pjesëtar i të ashtuquajturit Shtetit Islamik, i cili është arrestuar në Siri, dhe se ai është truri i operacioneve të sulmeve në Rusi dhe Gjermani.

Arrestohet një terrorist i ISIS-t i cili ka organizuar sulme në Gjermani dhe Rusi

Javën e kaluar Turqia ka kumtuar se e ka arrestuar një anëtarë të rëndësishëm të SHI në Siri, ndërsa Soylu ka thënë se bëhet fjalë për Jusuf Hubën dhe se ai i ka udhëhequr sulmet e SHI në Rusi në vitin 2018, si dhe në supermarketin e Hamburgut, transmeton AP.

“E kemi arrestuar një anëtar të rëndësishëm të SHI, i cili është i njohur si bombardues, prodhues i bombave dhe truri i sulmeve vetëvrasëse”, ka thënë Soylu.

Siç ka thënë ai, Huba është arrestuar dhe është marrë në pyetje në Siri./Insajderi.com.