UEFA dënon Kosovën

UEFA dënon Kosovën

UEFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës për shkak të hedhjes së vetëm një gjësendi në fushë gjatë ndeshjes kualifikuese mes Kosovës e Malit të Zi më 14 tetor, ndeshje të cilën Kosova e fitoi me rezultat 2-0.

Vendimi i Organit për Kontroll, Etikë e Disiplinë i UEFA-s ka vendosur të dënojë FFK-në me 5.000 euro.

Ky organ e ka dënuar edhe Federatën e Futbollit të Malit të Zi për dy raste në po të njëjtën ndeshje, njëra për hedhje të gjësendeve në fushë dhe tjera për rrëmujë të shkaktuar nga turma. Lajmi