Golashënuesi kosovar i kubit Gençlerbirliği të Turqisë Vedat Muriqi, i cili e ka përjetuar luftën për ndarje gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë thotë se “mbase unë mund të jemi një nga personat që i dinë më së miri ato që po i shohim në Siri përmes televizorit. Aktualisht atyre po u ndihmon vetëm Turqia”.
I lindur në vitin 1994, sulmuesi kosvar i ekipit kuqezi Vedat Muriçi i cili u transferua nga Giresunspor i Ligës së dytë e Turqisë, zhvilloi bisedë me gazetarin e AA-së në lidhje me përjetimet e tij gjatë periudhës së ndarjes së Jugosllavisë kur ishte fëmijë, luftën në Siri, transferimin te Gençlerbirliği dhe në lidhje me kombëtaren e Kosovës, në të cilën edhe ai vetë vesh fanellën.
Duke theksuar se luftën në Kosovë e kishte përjetuar si fëmijë dhe se i kanë ngelur kujtime të këqija, Muriqi rrëfeu momente nga lufta.
“Është e vërtetë se personalisht e kam përjetuar dhe ka disa gjëra që më kujtohen nga fëmijëria. Mbaj mend si u larguam nga shtëpia dhe shkuam diku tjetër, pra, ishim të detyruar të shpërnguleshim. Gjatë luftës, me familjen në një shtëpi qëndronim 50-55 persona. Ndërkaq, pasi u shpërngulëm, filluam të qëndrojmë 50-55 persona në një dhomë. Në bodrum, dy ditë u shtrimë mbi shishe”, tha ai për agjencinë e lajmeve Anadolu.
Muriqi tha se gjatë kohës së luftës u janë dhënë vetëm dy litra qumësht në ditë për 50 persona.
“Atëbotë ishim fëmijë. Kur i kërkoja nënës sime ushqim, ajo qante, sepse nuk kishte gjë për të na dhënë. Na mashtronte me bukë dhe qepë. Ne i hanim. Kur në darkë sërish kërkonim ushqim, sërish hanim bukë dhe qepë. Nga dëshpërimi qanin edhe ato. Gjermanët na ndihmonin, mirëpo ndihmat ishin në masë të caktuar, pavarësisht anëtarëve në familje. Dy litra qumësht dhe një masë të caktuar oriz. Familjet tona e pinin çajin pa sheqer, vetëm e vetëm që sheqerin të na japin neve”, u shpreh Muriqi.
Ai duke treguar se babai i tij ka humbur jetën si rezultat i sulmit në zemër në fushat e futbollit, tha se këtë profesion e bën me dëshirë për shkak se është profesion i babait të tij, njofton Insajderi.
“Xhaxhai im është hendbollist, babai im ishte futbollist. Babai im humbi jetën në fushë të futbollit si rezultat i sulmit në zemër. Prandaj edhe futbolli është i veçantë për mua. Ndonjëherë mendoj se pse jam në këtë profesion. Jam në këtë profesion me krenari sepse është profesion edhe i babait tim, shpresoj që dhe ai krenohet”, tha Muriqi duke treguar se vjen nga një familje sportiste.
Vedat Muriqi tha se Kosova është shtet i ri, duke shtuar se kombëtarja e Kosovës është kombëtare me lojtarë të rinj.
Ai njoftoi se në kombëtare gjenden dy lojtarë të lindur në vitin 1989, respektivisht 1988. “Jashtë atyre, kemi vetëm futbollist të lindur në vitin 1993 dhe më vonë. Besoj se në të ardhmen do të jemi kombëtare shumë e mirë. Dihen kushtet negative të Kosovës, shumica e futbollistëve luajnë jashtë vendit. Duhet të ketë kritika ndaj kombëtare, megjithatë, nuk duhet harruar jemi të rinj dhe kemi nevojë për 4-5 vite. Mendoj se pasi të kemi fituar përvojë, do të jemi kombëtare shumë e mirë”, tha Muriqi. /Insajderi.com