Lëvizja e Hutti-ve të Jemenit ka kumtuar se e kanë rrëzuar një helikopter saudit të tipit “Apach” në afërsi të kufirit me Arabinë Saudite dhe se dy pilotët sauditë kanë humbur jetën.
“Apachi saudit është rrëzuar me një raketë tokë-ajër. Ndërsa dy pilotët e tij kanë vdekur pasi helikopteri plotësisht ishte djegur”, ka pretenduar zëdhënësi i Hutti-ve Jahjqa Sarea në Twitter.
Nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, e cila po lufton kundër Hutti-ve tashmë katër vjet, ende nuk ka konfirmim për këtë ngjarje, transmeton Reuters./Insajderi.com.