Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud ka shënuar njërin nga golat më të bukur të stinorit të Premier Ligës këtë stinor, në ndeshjen që Arsenali po e zhvillon ndaj Crystal Palace.
Goli i sulmuesit francez erdhi në minutën e 19′, pas një kundërsulmi të ndërtuar në mënyrën më të mirë nga ana e skuadrës së Arsenalit.
Topi i goditur nga Giroud me thembër goditi shtyllën pingule të portierit të Palace, Henessey, para se të përfundonte në fundin e rrjetës.
Në aksionin e kundërsulmit mori pjesë edhe mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka. /Insajderi.com