Por firma analitike gjithashtu thotë se shitjet e përgjithshme do të rriten me 1.5%. IDC tha se në 2010-ën, kur 4G-ja u prezantua, në vitin e parë penetrimi i smartfonëve 4G " />

Analistët japin parashikimin se kur do të keni në duar një smartfon 5G

Analistët japin parashikimin se kur do të keni në duar një smartfon 5G

Por firma analitike gjithashtu thotë se shitjet e përgjithshme do të rriten me 1.5%. IDC tha se në 2010-ën, kur 4G-ja u prezantua, në vitin e parë penetrimi i smartfonëve 4G në treg ishte vetëm 1.3%.

Edhe pse rritja globale e shitjeve të smartfonëve nuk pritet të ndryshojë në vitet e ardhshme, konsumatorët do të përqafojnë gjeneratën e re të rrjeteve celulare 5G me që nga fazat e hershme sipas firmës analitike IDC.

Hulumtuesit e firmës kanë rritur parashikimet për shkak të zhvillimeve të fundit në tregun Kinez. Në 2020, vitin e parë ku smartfonët 5G do të shiten në masë, një total prej 190 milionë njësish do të shiten ose 14% të shitjeve totale për 2020 thotë IDC.

Por firma analitike gjithashtu thotë se shitjet e përgjithshme do të rriten me 1.5%. IDC tha se në 2010-ën, kur 4G-ja u prezantua, në vitin e parë penetrimi i smartfonëve 4G në treg ishte vetëm 1.3%.

Ndërsa në Korenë e Jugut, SHBA, Australi dhe Britani shërbimet komerciale 5G janë lançuar, operatorët Kineze kanë varur shpresat tek adoptimi në masë i shërbimeve 5G me mbështetjen e qeverisë Kineze.

Rrjetet 5G premtojnë shpejtësi më të larta shkarkimi deri në 100 herë më shumë sesa 4G, vonesa të reduktuara transmetimi dhe kapacitet masive të dhënash.

Prodhuesi i katërt më i madh në Kinë, Xiaomi, ka premtuar të lançojë të paktën 10 modele telefonësh 5G vitin e ardhshëm e madje çdo telefon me çmim mbi 300 dollarë do të ketë teknologjinë 5G.