Një indonezian i cili pretendon të jetë personi më i vjetër në botë, e ka festuar ditëlindjen e tij të 146-të dhe ka treguar sekretin e jetëgjatësisë së tij.
Mbah Gotho, nga një fshat i vogël në provincën e Central Java, ka dokumentacion që thotë se ai ka lindur më 31 dhjetor 1870.
Nëse të dhënat janë të sakta, ai i bie të jetë njeriu që ka jetuar më së shumti ndonjëherë në botë, teksa këtë titull para tij e mbante një grua franceze, me emrin Jeanne Calment e cila vdiq në moshën 122-vjeçe.
Indoneziani i moshuar thuhet se arriti të fikte të gjithë qirinjtë me një të fryrë.
Kur u pyet më parë për sekretin e një jete të gjatë sikur të tij, Gotho ka thënë: “Receta është vetëm durimi”.
Ai thotë se ka filluar të përgatitet për vdekjen e tij që nga viti 1992, madje edhe ka përgatitur një varr për vete, por 24 vjet më vonë ai është ende gjallë, shkruan gazeta britanike The Independent.
Në vitin 2016, ai i tha një agjencia të lajmeve rajonale: “Ajo që unë dua është që të vdesë”, pasi së fundmi ai ka nevojë që ta pastrojnë dhe ta ushqejnë, për shkak të dobësimit të shëndetit.
Nipërit e tij kanë thënë se Mbah Gotho ditën e kalon duke dëgjuar radio, pasi që dobësimi që ai ka në shikim kanë bërë që të mos mund të shikojë televizion. /Insajderi.com