Milwaukee e Lakers fitojnë dhe marrin arratinë në Konferencat përkatëse [Video]

Milwaukee e Lakers fitojnë dhe marrin arratinë në Konferencat përkatëse [Video]

Skuadra e Lakers vazhdon të dominojë renditjen në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 121-96 ndaj Utah Jazz jashtë fushe.

Ndeshje e dominuar nga kalifornianët, që triumfuan falë Davis, autor i 26 pikëve dhe James, 20 pikë e 12 asistime.

Një moment të mirë po kalon edhe skuadra e Dallas, që fitoi 121-114 ndaj Minnesota, sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Powell me 24 pikë e Doncic me 22 bënë diferencën për teksanët në këtë sfidë.

Në Lindje vijon të dominojë skuadra e Milwaukee, që mposhti 127-103 Detroit, me të zakonshmin Antetokounmpo që realizoi 35 pikë, lider në fushë për Bucks.

Skuadra e Chicago, falë 25 pikëve të LaVine, mundi 106-99 Memphis, ndërsa Brooklyn “hoqi qafe” Atlantën, duke fituar 130-118 (Temple 27 pikë e Dinwiddie 24 pikë). /Telesport

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Golden State, 106-91

Detroit – Milwaukee, 103-127

Orlando – Phoenix, 128-114

Atlanta – Brooklyn, 118-130

Boston – Miami, 112-93

Chicago – Memphis, 106-99

Oklahoma – Indiana, 100-107

Dallas – Minnesota, 121-114

Utah Jazz – Lakers, 96-121

Portland – Sacramento, 127-116