Reforma e sistemit pensional bllokon Francën

Kulla e Ajfelit nuk pranon vizitorë, janë ndalur trenat, ndërsa arsimtarët i kanë braktisur shkollat për t’iu bashkuar grevës së sindikatave në gjithë vendin të paralajmëruar për shkak të reformave të sistemit pensional.

Reforma e sistemit pensional bllokon Francën

Macron planifikon një sistem “universal” të pensioneve, që do të eliminojë dhjetëra të ashtuquajtura regjime të posaçme për sektorët që shpesh u japin punëtorëve pensione më të larta ose pensione të parakohshme.

Sindikatat ankohen se reforma e tillë do të kërkojë nga miliona punëtorë që të punojnë përtej moshës së pensionit ligjor, 62 vjeç, ose do të përballen me pensione të zvogëluara.

Qeveria franceze tha se afro 250 demonstrata priten në të gjithë vendin dhe paralajmëroi se disa mund të shndërrohen në të dhunshme.

Rreth 6,000 pjesëtarë të forcave të sigurisë do të vendosen vetëm në Paris./Insajderi.com.