Me apo pa titujt kampionë bote, unë asnjëherë nuk e kam humbur buzëqeshjen”. Kështu është shprehur sot për mediat kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, meksikani Andy Ruiz Jr, që përgatitet të mbrojë titujt ndaj britanikut Anthony Joshua. Ruiz fitoi sfidën e parë me Joshua, me “KO teknik” në raundin e shtatë dhe shpreson të përsëritë këtë rezultat edhe këtë të shtunë, në revansh. “Pasi fitova titullin jeta ime ka ndryshuar shumë dhe mendoj se Zoti më ka bekuar me këtë titull”, tha Ruiz. “Unë jam gati për revanshin, nuk kam asgjë për të humbur. I gjithë presioni është te Joshua dhe jo tek unë. Unë kam besim te aftësitë e mia. E kam pritur këtë ditë, m’u dha shansi të dueloja për titull dhe nuk dështova. Tani jam gati për sfidat e reja”, tha Ruiz.
Me apo pa titujt kampionë bote, unë asnjëherë nuk e kam humbur buzëqes" />
Lajmet e fundit
- Lajme / BE: Kosova pengon normalizimin e marrëdhënieve
- Lajme / Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë
- Lajme / Ashton: Veriu i Kosovës gjithmonë ka qenë problematik
- Lajme / Dy policë të Kosovës sulmohen në Graçanicë
- Bota / Zelensky kërkon vazhdimin e marrëveshjes së drithërave, pa pjesëmarrjen ruse
- Sport / Futbollisti me origjinë shqiptare: Stop krahasimeve me Del Pieron