Përballja mes Napolit dhe Realit të Madridit në fazën e 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve pritet me interes shumë të madh, sidomos në Itali. Ndeshja e parë në këtë çift do të luhet në Madrid më 15 shkurt, ndërsa e kthimit në Napoli më 7 mars.
Raportimet e mediave italiane shkruajnë se biletat për ndeshjen e kthimit në Itali janë shitur të gjitha që dy para zhvillimit të takimit. Tifozët e zjarrtë të Napolit nuk mund ta humbin për asnjë gjë shansin për të parë kampionët në fuqi të Europës dhe Botës përballë ekipit të tyre të zemrës. 42 mijë bileta kanë avulluar në vetëm 6 orët e para të nisjes së shitjeve, ndërkohë që kapaciteti i stadiumit “San Paolo” është 60 mijë vende.
Kjo përballje do të ndiqet me shumë interes edhe nga fansat shqiptarë të cilët do të ndjekin një përballje që nuk patën fatin ta ndiqnin në dy ndeshjes mes Shqipërisë dhe Portugalisë, atë mes Elseid Hysajt dhe Cristiano Ronaldos, që sipas pozicioneve të zakonshme ku aktivizohen, do të jenë përballë njëri-tjetrit kokë më kokë. /Insajderi.com