Pas dy golave të sotëm, Muriqi i pari në listën e golashënuesve

Pas dy golave të sotëm, Muriqi i pari në listën e golashënuesve

Vedat Muriqi u ngjit në krye të renditjes së golashënuesve në kampionatin turk, pasi sot arriti të shënojë dy herë në fitoren 5-2 të Fenerbahces në sfidën përballë Genclerbirligi.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës e nisi takimin si titullar dhe zhbllokoi sfidën në minutën e 23-të pas një krosimi të saktë të mbrojtësit kilen Maurizio Isla, ndërsa në minutën e 39-të shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Fenerbahce.

Kjo e fundit me këtë fitore u ngjit në vendin e dytë me 27 pikë, dy më pak se Sivasspori kryesues, ndërsa Muriqi u ngjit në kuotën e 9 golave dhe dy asistimeve, më mirë se kushdo në kampionatin turk deri në këto momente.