
Ka përfunduar edhe para meçi kryesor në programin e luftërave në mega mbrëmjen e boksit në Arabi Saudite, ku meçi kryesor është ai për titujt e botës në kategorinë e rëndë në versionet IBF, WBO dhe WBA. Rusi Alexander Povetkin, kundërshtar i dikurshëm i Joshuas dhe pretendent për titull bote, në para meçin e fundit për kundërshtar kishte amerikanin Michael Hunter dhe meçi pas 12 rundeve përfundoi me barazim. Povetkin kishte më shumë goditje dhe e kishte iniciativën në më shumë runde, por Hunter pati start më të mirë dhe përveç rundit të parë dominoi edhe në tre rundet e fundit, raporton Insporti. Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.