Edon Zhegrova ka qenë titullar për Baselin sot, në fitoren e thellë 4:0 ndaj skuadrës së Sionit.
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ka luajtur nga minuta e parë dhe e zhvilloi gjithë ndeshjen, shkruan Insporti
Ai është shpërblyer sërish me një vend titullar nga trajneri Marcel Koller, por për dallim nga xhiroja e kaluar ku shënoi gol dhe dhuroi asist, ai në këtë ndeshje nuk arriti të lë gjurmë me gol apo asistim.
Asi kosovar madje u ndëshkua me të verdhë në minutën e 73-të, për ndërhyrje të palejuar.
20-vjeçari për paraqitjen në këtë takim u vlerësua me notë të mirë, 7.0 në faqen e statistikave ‘Sofa Score’.
Ai pati 93 prekje të topit derisa pati 89% saktësi të pasimeve (50 pasime të sakta gjithsej).
Në këtë ndeshje sidoqoftë asistoi mesfushori shqiptar Taulant Xhaka, te goli i parë në ndeshje.
Golat në fitoren e Baselit u realizuan nga Eray Comert, Arthur (2) e Afimico Pululu.
Baseli pas 17 xhirove është në pozitën e dytë me 36 pikë, një pikë prapa liderit Young Boys. /Insporti.com/