Ndotja e ajrit është një problem serioz global i shëndetit publik. Shumë shpesh dëgjojmë lajme dhe raporte mbi ndotjen e ajrit jashtë ku pajisjet të cilat janë instaluar për matjen e shkallës së ndotjes tregojnë që Kosova është ndër vendet me ndotjen më të madhe të ajrit në botë.
Shqetësimi për ndotjen e ajrit ka tejkaluar shkallën e një gjendje të zakonshme dhe ka marrë përmasa të një shqetësimi me peshën e rrezikut për sëmundje të ndryshme.
Megjithatë, shumë pak i ipet hapësirë ndotjes së ajrit në ambientet e mbyllura. Megjithëse njerëzit priren të ndihen më të sigurt dhe të mbrojtur në këto mjedise, studimet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë treguar se ajri i brendshëm shpesh është 2-5 herë më i ndotur se ajri i jashtëm.
Shumica e njerëzve kalojnë pjesën më të madhe të kohës në ambiente të mbyllura dhe këta janë më të ekspozuarit ndaj ndotjes së ajrit. Llojet më të zakonshme të ndotjes së ajrit të brendshëm janë ndotja nga ajri i jashtëm që hyn brenda nga dritaret e hapura, alergjenët: si poleni apo qimet e kafshëve, sporet e mykut, viruset dhe bakteret, aromat nga gatimi ose pirja e duhanit. Veçanërisht problematike janë grimcat e imëta të pluhurit, grimcat më të vogla se 2.5 nanometra sepse ato kalojnë përmes mekanizmit mbrojtës të trupit (siç është mukoza e hundës) dhe hyjnë thellë në mushkëri.
Ndotja e ajrit në mjediset e mbyllura mund të shkaktojë përkeqësim të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe madje mund të ndihmojë edhe zhvillimin e këtyre sëmundjeve, ku kategoritë më të prekua janë fëmijët dhe të moshuarit.
Prandaj Neptun ju rekomandon zgjidhjen e këtij problemi përmes pajisjeve për pastrimin e ajrit të cilat mund ti gjeni në dyqanet e tij nga brendet Philips, Rowenta dhe Tefal. Modelet Philips 2 në 1 përfshijnë pastrim dhe lagështim të ajrit në mjediset e mbyllura duke siguruar që ajri që ju thithni të jetë më cilësor. Këto produkte përdorin një kombinim VitaShield IPS sistem të pastrimit dhe NanoCloud teknologji të lagështisë, i projektuar posaçërisht për të pastruar 99% të grimcave të pluhurit të imët, baktereve, alergjenëve dhe viruseve nga ajri në shtëpinë tuaj, ndërsa në të njëjtën kohë siguron nivel optimal të lagështisë në mënyrë që ju mos të ndjeheni në siklet nga ajri i thatë në shtëpi.
Këto produkte kanë 4 filtra:
Parafiltri – për grimca më të mëdha të tilla si pluhuri dhe qimet.
Filtër me fibra karboni – ndihmon në largimin e gazrave të dëmshme dhe aromave të ndryshme. Mikroporet e filtrit ndalojnë formaldehidin i cili normalisht lirohet nga mobiljet si dhe gazrat e tjerë si touleni.
HEPA mikrofiltri – filtron të gjitha grimcat e imëta me përmasa të vogla 20 nanometra, duke përfshirë polenin, alergjenët, bakteret dhe viruset.
Filtri i ujit – kap bakteret në ujë dhe liron avullin e pastër nga uji.
Indikatori i dritës në produkt ju ofron informacion rreth kualitetit të ajrit. Nëse indikatori i dritës është i kaltër kualiteti i ajrit është i mirë, nëse drita është e kuqe kualiteti i ajrit është i dobët dhe pastrimi është i nevojshëm.
Modelet e Pastruesve të ajrit Philips janë të përshtatshme për dhoma 43m2 deri në 80m2 dhe kanë teknologjinë inovative AeraSense. Kjo është një teknologji me saktësinë dhe performancën e një senzori profesional. Ndjen grimcat e dëmshme edhe më të vogla se PM2.5, pastaj proceson këtë informacion për të siguruar që parametrat e pastruesit janë në nivelin ideal për kushtet aktuale të ajrit dhe informimin e vazhdueshëm. Pastaj ju ofron vlerësimet për cilësinë e ajrit në mjediset e mbyllura në kohë reale duke treguar nivelet e PM2.5.
Ndërkaq me pastruesit e ajrit Rowenta “Intense Pure Air XL”, ju do të keni ajër të shëndetshëm dhe qetësi totale, falë katër niveleve të filtrimit të dedikuara dhe të dizajnuara për të kapur edhe grimcat më të imëta të ajrit dhe për të shkatërruar përfundimisht “formaldehid” (përbërës organik/ndotësi më i dëmshëm i ajrit në ambientet e mbyllura).
Falë teknologjisë së mençur që është përdorur për ndërtimin e saj, sasia e ndotjes në ambientet ku jetojmë diktohet automatikisht nga senzorët e montuar në këtë paisje, të cilët ndikojnë në përcaktimin e shpejtësisë së filtrimit në përputhje me rrethanat.
Në të njëjtën kohë, niveli i cilësisë së ajrit tregohet nëpërmjet një treguesi të lehtë që kalon nga ngjyra e kaltër në vjollcë deri në të kuqe. Kjo paisje përveç efikasitetit të lartë, karakterizohet edhe me performancë të qetë (deri në 28 dBA) dhe filtra që mirëmbahen lehtë.
Prandaj investoni që të gëzoni jetë të shëndetshme sot dhe nesër!