Zv.sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti, ka thënë se kryetari Agim Ademi po e dezinformon opinion kinse UEFA-ja e ka konfirmuar mandatin katërvjeçar.
Ahmeti ka thënë se shkresa në të cilën i referohet Ademi është e një zyrtari jo kompetent për këtë çështje.
Ky është reagimi i Arianit Ahmetit:
Kreu i FFK-se sërish perpiqet të dezinformojë opinionin se UEFA-ja ka konfirmuar se ka mandat 4-vjeçar.
Shkresa se ciles i referohet FFK-së ne komunikaten e publikuar ne faqen e saj nuk eshte nga Presidenti Ceferin por nga Zevendes-Drejtori i Zyres per Zhvillimin e Federatave ne UEFA. Pra, e nje zyrtari jokompetent per leshimin e opinioneve ligjore. Ashtu sic edhe shihet nga permbajtja, kjo leter eshte e shkruar ne formen e nje deshmie per nje ngjarje ne te cilen ky zyrtar ka qene prezent. Por, kjo leter nuk thote asgje per ligjshmerine e kohezgjatjes se mandatit kinse 4-vjecar.
Per mandatin e z.Agim Ademi vendosin ligjet ne fuqi te Kosoves, Statuti i FFK-së, ne perputhje me Statutin e UEFA-së. Athua cili do te jete hapi i radhes i z.Agim Ademi, te ndryshoje edhe ligjet e Kosoves?
Ky eshte veç edhe nje skandal i radhes ne listen e skandaleve te z.Agim Ademit.
Opinioni duhet ta kete te qarte:
Z.Agim Ademi, sipas Statutit te FFK-se, ka mandat vetem deri me 15 janar 2019. Ai ka trasheguar mandatin e mbetur te Presidentit Vokrri.
Iniciativa per zgjedhje e delegateve te Kuvendit ka per qellim sjelljen e normalitetit juridik ne FFK.
Perpjekjet per te hutuar dhe frikesuar opinionin se kinse Kosova mund te perjashtohet nga UEFA nuk qendrojne. Eshte perpjekja e z.Agim Ademi per te mbajtur ne menyre te paligjshme mandatin dhe nderhyrja politike ne mbeshtetje te tij ajo e cila po e destabilizon situaten.