Joshua zgjedh stadiumin me 60 mijë ulëse për të mbrojtur titujt e botës [Foto]

Joshua zgjedh stadiumin me 60 mijë ulëse për të mbrojtur titujt e botës [Foto]

Boksieri britanik Anthony Joshua ka deklaruar sot se synon të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë në Londër, në stadiumin e ri të Tottenhamit.

“Kam dëshirë të rikthehem të dueloj në vendlindjen time dhe më pëlqen Londra”, tha Joshua.

Britaniku i ka zhvilluar dy duelet e fundit në Nju Jork dhe Abu Dhabi, të dyja ndaj Andy Ruiz.

Kapaciteti i stadiumit të ri të Tottenham është mbi 60 mijë vende, por kjo nuk është një problem për boksierin 30-vjeçar, që gjithnjë ka arritur t’i mbushë plot stadiumet.

Pritet që Joshua të rikthehet në ring në prill ose maj të 2020-ës, ndërkohë që një stadium tjetër që mund të përzgjidhet është “Wembley”, po në Londër, ku Joshua ka dueluar edhe më parë.

“Telefoni im nuk po pushon, në Angli dua ta shohin sërish të gjithë në stadium boksierin e tyre. Në zgjodhëm Arabinë pasi aty kishim ofertën më të mirë, por Joshua tani do të duelojë sërish në Angli. Mendoj se stadiumi i ri i Spurs është i përshtatshëm”, tha Eddie Hearn, menaxheri i Joshuas.