I shënoi dy gola në fitoren e Fenerbahces, vjen ‘shpërblimi’ për Vedat Muriqin

I shënoi dy gola në fitoren e Fenerbahces, vjen ‘shpërblimi’ për Vedat Muriqin

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar me formën e lartë edhe në javën e 14-të në Superligën e Turqisë.

Pas dy barazimeve radhazi, skuadra e Fenerbahces arriti që t’i kthehet fitoreve në kampionatin turk, duke e mposhtur Genclerbirligi me rezultat 5-2.

Sulmuesi prizrenas shkëlqeu në këtë ndeshje, duke shënuar dy gola në minutat 23 dhe 29. Nga 14 ndeshje të zhvilluara në kampionatin turk dhe në Kupë, 25 vjeçari ka shënuar 10 gola dhe dhuruar 3 asistime.

Kështu, Vedat Muriqi ka arritur që edhe në këtë javë të zë vend në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.