Hidhet shorti për grumposhat e reja në basketboll, këta janë kundërshtarët e Kosovës

Hidhet shorti për grumposhat e reja në basketboll, këta janë kundërshtarët e Kosovës

Sot është hedhur shorti për pesë Përfaqësueset e reja të Kosovës në basketboll.

Kosova në verën e ardhshme në Kampionate Evropiane do të përfaqësohet me U20, U18 dhe U16 në konkurrencën e meshkujve dhe U20 dhe U16 në konkurrencën e femrave.

Bordi i FIBA Evropës ia ka besuar FBK-së organizimin e FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C.

Ekipi kombëtar U-16 i vajzave të Kosovës do të garojë në Grupin C të Divizionit B, në kuadër të Kampionatit Evropian U-16 të vajzave në FIBA. Në Grupin C i ka rënë shorti edhe Kosovës U20.

Në Freising të Gjermanisë u hodh shorti dhe Kosova U-16 mësoi se do të jetë në grup Rumaninë, Sllovakinë, Poloninë, Maqedoninë Veriore edhe Irlandën.

Në anën tjetër, short u hodh edhe për vajzat U20, ku Kosova u radhit në Grupin C me Gjermaninë, Zvicrën dhe Ukrainën, ndërsa Shqipëria në Grupin A me Rumaninë, Greqinë dhe Bjellorusinë.

Ndeshjet e këtyre grupeve të Divizionit B do të mbahet nga 17 deri më 26 korrik të vitit të ardhshëm, në Sajarevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Këto ndeshje do të zhvillohen nga 8 deri më 16 gusht të vitit të ardhshëm, në Ramat Gan të Izraelit.

Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve do të jetë në grup me Shqipërinë, Armeninë, San Marinon, Gjibraltarin dhe Maltën.

Në U18 te meshkujt, Kosova do të jetë në grup me Maqedoninë Veriore, Suedinë, Danimarkën, Letoninë dhe Bjellorusinë.

Ndërkaq, Kosova U20 te meshkujt do të jetë në grup me Bullgarinë, Bjellorusinë, Sllovakinë, Finlandën dhe Irlandën.