U shkarkua nga Napoli, vjen reagimi prekës i Ancelottit

U shkarkua nga Napoli, vjen reagimi prekës i Ancelottit

Carlo Ancelotti e ka falënderuar Napolin për, siç ka thënë, një përvojë të paharrueshme si trajner i klubit, përkundër se u shkarkua mbrëmë menjëherë pasi e dërgoi skuadrën në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Ancelotti u shkarkua të martën vonë në mbrëmje, pak orë pasi e udhëhoqi Napolin drejt fitores 4:0 ndaj Genkut dhe kalimit në mesin e 16 skuadrave më të mira në Champions si rrjedhojë.

Shkarkimi i tij, megjithatë, erdhi si pasojë e dy muajve tejet të tensionuar në San Paolo.

Shumë prej lojtarëve të Napolit shkruan mesazhe në shenjë mirënjohje për ish-trajnerin e tyre dhe tani edhe Ancelotti e ka thyer heshtjen.

“Dua ta falënderoj klubin personalisht, punonjësit e tij, lojtarët e mi, stafin tim dhe presidentin për këtë mundësi që ta përjetojë një përvojë të paharrueshme në një qytet të mrekullueshëm si Napoli. Forca Napoli përgjithmonë”, shkroi Ancelotti në ‘Twitter’.

https://twitter.com/MrAncelotti/status/1204785397680787456