Ky është momenti kur Distria Krasniqi fitoi të artën dhe ngriti flamurin e Kosovës në Kinë [Video]

Ky është momenti kur Distria Krasniqi fitoi të artën dhe ngriti flamurin e Kosovës në Kinë [Video]

Distria Krasniqi e ka mposhtur mongolezen Narantsetseg Ganbaatar me ippon për të fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Qingdao të Kinës.

Pejania sot arriti të fitojë të artën në kategorinë deri në 48 kilogramë, duke shënuar katër fitore më mastersin që morën pjesë 32 garuesit më të mirë në kategori.

Medalistja e bronztë e botës e mbylli këtë vit me medaljen e artë dhe me plot 1800 pikë të fituara për normën Olimpike ‘Tokio 2020’.

Xhudistja kosovare e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa më pas mposhti Katharina Menz të Gjermanisë, në çerekfinale mundi Orgintsetseg Galbadrakh të Kazakistanit dhe në gjysmëfinale e kaloi pengesën Urantsetseg Munkhbat nga Mongolia.

Momentin kur Distria Krasniqi e fiton të artën, mund ta shikoni më poshtë: