Los Angles Clippers fituan 112-92 ndaj Toronto Raptors në fushën e këtyre të fundit, ndeshje ku Kawhi Leonard u rikthye për herë të parë në Kanada, skuadër me të cilën u shpall kampion sezonin e fundit.
Ylli i Clippers, mori fillimisht unazën e kampionit para fillimit të ndeshjes dhe më pas realizoi 23 pikë në parket, duke qenë më i miri për ekipin e tij.
Fitore shënoi edhe skuadra e LA Lakers, 96-87 ndaj Orlando Magic, takim ku shkëlqeu LeBron James, që realizoi një “triple double” (25 pikë, 11 rebound e 10 asist).
Sacramento triumfoi 94-93 ndaj Oklahomës në sekondat e fundit, me Hield që realizoi 23 pikë, ndërsa New York mundi 124-122 Golden State pas kohës shtesë, takim ku u dallua Morris, autor i 36 pikëve.
Fitoi edhe ekipi i Milwaukee, 127-112 ndaj New Orleans, ndeshje ku u dallua Bledsoe, autor i 29 pikëve. Në këtë ndeshje, MVP i sezonit të fundit, Antetokounmpo, ishte pushim, por mungesa e tij nuk u ndie.
NBA – Rezultatet e sotme
Cleveland – Houston, 110-116
Indiana – Boston, 122-117
Orlando – Lakers, 87-96
Toronto – Clippers, 92-112
Brooklyn – Charlotte, 108-113
Chicago – Atlanta, 136-102
Minnesota – Utah Jazz, 116-127
Phoenix – Memphis, 108-115
Milwaukee – New Orleans, 127-112
Sacramento – Oklahoma, 94-93
Golden State – New York, 122-124