Lionel Messi ka fituar trofeun “Pichichi” si dhe trofeun “Alfredo Di Stefano”.
Fatkeqësisht ai nuk mund të ishte pjesë e ndarjes së çmimeve, por ka dërguar një video me një mesazh falënderimi.
Pichichi është çmimi që jepet nga gazeta e famshme spanjolle Marca për golashënuesin më të mirë të sezonit.
Kjo është hera e shtatë në karrierën e tij që sulmuesi argjentinas i Barcelonës ka fituar këtë çmim.
Ndërsa trofeu Alfredo Di Stefano Marca ia jep lojtarit më të mirë të sezonit në La Liga.
EN DIRECTO #PremiosMARCA2019 | Otro doble premio. Leo Messi conquista una vez más el Trofeo Pichichi y el Alfredo Di Stéfano de #LaLiga. Fuimos a Barcelona a entregárselo… ¡Felicidades! https://t.co/9bDq3cBrNX pic.twitter.com/rz03C3IdvY
— MARCA (@marca) December 16, 2019