Drejtoresha e bastores britanike për një vit ka fituar 323 milionë euro

Denise Coates, drejtoresha e bastores online Bet365 ka fituar sivjet 323 milionë euro dhe u bë menaxherja më e paguar e ndonjë kompanie britanike, transmeton BBC.

Drejtoresha e bastores britanike për një vit ka fituar 323 milionë euro

Bashkëthemelueses së bastores Bet365 janë paguar 266 milionë euro plus dividendët.

Kjo është rritje e madhe në raport me 220 milionë euro sa ka fituar Coates vitin paraprak.

Ajo ka fituar më shumë para për shkak të rritjes së të ardhurave të kompanisë, edhe atë në kohën kur kjo industri po ballafaqohet me kritika për shkak të basteve të fëmijëve të mitur, pretendon BBC.

Pronarët e kompanisë janë Coates dhe anëtarët e familjes së saj, duke përfshirë vëllanë e saj John i cili është drejtor ekzekutiv dhe babën Piter, kryetar i këshillit mbikëqyrës.

Coates ka përfunduar studimet e ekonometrisë në Universitetin e Shefildit, dhe më pas u punësua në kompaninë se babait të saj.

Sipas hulumtimit të Universitetit të Kardifit të publikuar në tetor, dy të pestat e britanikëve të mitur të moshës prej 11 deri 16 vjet kanë luajtur bixhoz në vitin e kaluar.

Shkencëtarët theksojnë se kjo është e dhënë brengosëse, sepse shumica e formave të bixhozit komercial janë të ndaluar për ata që janë nën moshën 18 vjeçe.

Në Bet365 thonë se “janë të angazhuar në ofrimin e nivelit më të lartë të mbrojtjes së lojtarëve në këtë industri” dhe se “do të ndërpresin bashkëpunimin nëse shohin se rreziku është shumë i madh”./Insajderi.com.