Arabia Saudite dënon me vdekje 5 persona për vrasja e gazetarit Khashoggi

Arabia Saudite dënon me vdekje 5 persona për vrasja e gazetarit Khashoggi

Një gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar me vdekje 5 persona, të akuzuar si autorët e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, vitin e shkuar, bën me dije prokurori i çështjes.

Khashoggi, një gazetar kritik i qeverisë saudite, u vra brenda ambasadës në Stamboll nga një skuadër e agjentëve sauditë, më 2 tetor 2018.

Raportuesi special, Agnes Callamard bëri thirrje që Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman të hetohej për vrasjen, por ky i fundit ka mohuar çdo përfshirje,  ndërsa në tetor ai tha si udhëheqës saudit ai është gati të marrë përgjegjësinë e plotë.