Goditja e Trumpit për Rusinë: Miliarda të shpenzuara kot

Kompania e Zvicrës “Olsis” i ka tërhequr anijet nga Deti Baltik të cilat janë marrë me ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Veriore 2”.

Goditja e Trumpit për Rusinë: Miliarda të shpenzuara kot

Këtë informatë e ka publikuar “Bloomberg”, duke u thirrur në përfaqësuesin anonim të kompanisë.

Arsyeja e tërheqjes së anijeve janë sanksionet amerikane të cilat janë futur ndaj gazsjellësit rus. Ata kanë hyrë në fuqi të shtunën në mëngjes. Sipas të dhënave të agjencisë “Olsis” ka refuzuar të komentojë pyetjen se për sa kohë do të pezullohet projekti.

Shefi i diplomacisë së Rusisë Sergej Lavrov ka premtuar se Rusia do të përgjigjet në sanksionet amerikane ndaj gazsjellësit rus.

Projekti “Rryma Veriore 2” nënkupton ndërtimin e dy krahëve të gazsjellësit, me kapacitet të përgjithshëm prej 55 miliardë metra kub gaz në vit, prej bregut të Rusisë, nëpër Detin Balltik, deri në Gjermani. Tubacioni i ri duhet të ndërtohet pranë “Rrymës Veriore”.

Kundër gazsjellësit ishte Ukraina e cila frikohet se do të humbë të ardhurat nga transiti i gazit rus dhe SHBA të cilat kanë plane ambicioze sa i përket eksportit të gazit natyral të lëngshëm në Evropë. Përveç tyre edhe Letonia, Lituania dhe Polonia konsiderojnë se ky është projekt politik. Mirëpo, Gjermania është ajo e cila po e përkrahë projektin.

Të përkujtojmë, presidenti amerikan Donald Trump këtë fundjavë e ka nënshkruar propozim planin mbi shpenzimet vjetore të mbrojtjes në të cilat janë përfshirë edhe sanksonet për “Rrymën Veriore 2”.

Uashingtoni konsideron se ky gazsjellës po e rritë varshmërinë e evropianëve nga gazi rus dhe kështu po e rritë edhe ndikimin e Moskës. Mirëpo, Bashkimi Evropian e dënon ashpër përzierjen e SHBA në politikën e tij energjetike.

Gazsjellësi paraqet një investim prej rreth dhjetë miliardë euro, gjysmën e të cilave e financon Gaspromi i Rusisë ndërsa pjesën tjetër pesë kompani evropiane (OMV, Wintershall Dea, Engie, Uniper dhe Shell)./Insajderi.com.