Përmbytje të reja në Venedik

Venediku, i cili po rikuperohet pas përmbytjeve të nëntorit të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, është goditur me valë të re të përmbytjeve.

Përmbytje të reja në Venedik

Qyteti i cili ende po rikuperohet nga përmbytjet e nëntorit të cilat ishin më të mëdha në 50 vjetët e fundit me nivel prej 1,87 metra, sot ka arritur nivelin e përmbytjeve prej 1,44 metra.

Kryebashkiaku ka thënë se dëmet e përgjithshme nëpër shtëpi, shitore dhe monumente historike vlerësohen në rreth një miliard euro.

Drejtori i fondacionit për mbrojtje të objekteve kulturore “Venetian Heritage”, nga rrjeti i organizatës UNESCO, Toto Bergamo Rossi, ka thënë se për 50 vjet sa ai jeton në Venedik, kurrë nuk ka parë diçka të ngjashme.

“Pasojat po vazhdojnë tashmë një muaj, kjo është situatë e jashtëzakonshme më afatgjate”.

Hotelierët e Venedikut kanë publikuar se për shkak të përmbytjeve në nëntor, po rritet shumë numri i anulimit të rezervimeve dhe i kanë bërë thirrje pushtetit lokal të publikojnë informatat e sakta mbi gjendjen në Venedik ku afarizmi dhe aktivitetet tjera kanë rifilluar menjëherë pas përmbytjeve të mëdha./Insajderi.com.