I riu hero lufton me qenin pitbull dhe i shpëton jetën 4-vjeçarit

I riu hero lufton me qenin pitbull dhe i shpëton jetën 4-vjeçarit

Një 20-vjeçar ka arritur të shpëtojë nga goja e një Pit Bulli një vogëlush vetëm 4 vjeç.

Videoja është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një lagje në Rio de Janeiro më 19 dhjetor. Aty tregohet sesi qeni ka kapur të voglin dhe nuk e lëshon, ndërsa i riu lufton për ta shpëtuar.

Pas përpjekjeve dhe luftës me qenin, 20-vjeçari arrin ta shpëtojë vogëlushin duke e vendosur sipër një makine që ndodhej afër.

Pasi shpëtoi 4-vjeçari, qeni iu vërsuel të riut, i cili u përlesh disa momente dhe me pas hipi sipër makinës ku pak më parë vendosi vogëlushin.

Të dy qëndruan disa minuta, derisa erdhi ndihma e shpejtë.

“Në fytyrën e djalit të vogël pashë vajzën time 2-vjeçare Lara. Kur pashë sulmin, reagova instiktivisht, “shpjegoi 20-vjeçari brazilian.