Për nder të hapjes së madhe Deppo Market qarkullimin ditorë të ditës së parë do ta dhurojnë për bamirësi

Për nder të hapjes së madhe Deppo Market qarkullimin ditorë të ditës së parë do ta dhurojnë për bamirësi

Me 30 dhjetor në oren 10;00, me 50 pikat e para, në 11 qytete, po fillon aktivitetin e saj të shitjes me pakicë, diskonteri i parë në Kosovë.

Koncepti i diskontit, nënkupton uljen e shpenzimeve të kompanisë në marketing, zbukurim enterieri, paketim e reklamim të produkteve, dhe orientimin e saj në cilësi të produkteve dhe ofrimin e tyre në treg, me cmim shumë më të ulët sesa marketet tjera.

E krijuar nga The North Unicorn L.L.C., Deppo, është zingjiri i dyqaneve, i cili synon të lehtësojë blerjet ditore dhe të përmbushë 80% të nevojave të përditshme themelore, të një familjeje.

DEPPO ka praktikuar një metodë të detajuar dhe të saktë të punës, për përzgjedhjen e produkteve dhe cmimeve.

Kategoritë e produkteve në Deppo, përfshijnë: Ushqim, pemë dhe perime, teknikë bazike shtëpiake, tekstil.

Me rastin e hapjes Depo ka njoftuar se qarkullimi ditor i ditës së hapjes në njërën pikë Deppo, në Prizren, t’i dhurohet donacion Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Po ashtu, në po të njejtën ditë, qarkullimi ditor i njërës nga pikat Deppo, në Prishtinë, do t’i dhurohet Shoqatës “Autizmi”.

Këtë gjë Deppo e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook.

Ja postimi i plotë: