Zeqiri, Shabani e Dajaku te Kosova? Flet Agim Ademi

Zeqiri, Shabani e Dajaku te Kosova? Flet Agim Ademi

Shefi i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka folur për prurjet e reja të mundshme te Kosova.

I pari i futbollit kosovar ka folur në lidhje me futbollin e Kosovës, Kombëtaren e Kosovës dhe infrastrukturën.

Në mes të tjerash, Ademi ka folur edhe për miqësoren me Suedinë në janar të Kosovës, si dhe për gjasat e miqësores me Amerikën.

“Shpresoj që viti 2020 të jetë edhe më i suksesshëm dhe shpresoj se të ketë sa më shumë befasi”, ka thënë Agim Ademi në ‘Dueli Sportiv’.

“Ne jemi në bisedime dhe kemi interesim për disa futbollistë”, tregon më tej presidenti i FFK-së.

“Bujë ka bërë fotografia me Andi Zeqirin, por që ende s’ka asgjë përfundimtare. Kemi interesim edhe për Leon Dajakun dhe Meritan Shabanin, por që nuk ka diçka konkrete”, nënvizoi ai.

Në fund të këtij muaji, është spekuluar se Kosovës ka shumë gjasa që t’i bashkohen tre talentët, Meritan Shabani, Leon Dajaku e Andi Zeqiri.

Me këtë të fundit, kryetari Ademi edhe ishte fotografuar.