Barka fantazmë e Koresë Veriore me shtatë trupa gjendet në brigjet e Japonisë

Shtatë trupa u gjetën në mbetjet e një barke druri në brigjet e ishullit japonez Sado, njoftojnë mediat e Japonisë.

Barka fantazmë e Koresë Veriore me shtatë trupa gjendet në brigjet e Japonisë

Një oficer policie bëri zbulimin rrëqethës të premten. Pas një kontrolli të plotë nga forcat e rendit dhe Rojës Bregdetare, dy koka të prera u gjetën në barkë.

Varka ishte 7,6 metra e gjatë, 4,3 metra e gjerë dhe 2 metra e lartë. Trupat e zbuluar kishin humbur një pjesë të mishrave, sipas NHK.

Barka fantazmë besohet të ketë ardhur nga Koreja e Veriut pasi të dyja anët e saj ishin të mbuluara në numra korean dhe me shkronja ngjyrë të kuqe.

Për vite me radhë, anijet e Koresë së Veriut, të quajtura “anije fantazmë”, përfundojnë në brigjet japoneze, në përpjekje për të ikur nga regjimi komunist i Kim Jong-Un.

Shumë nga barkat e Koresë së Veriut që shkojnë në plazhet japoneze janë të paafta për të udhëtuar në një distancë kaq të gjerë përmes detit të hapur.