Putin falenderon Trumpin për ndihmën në parandalimin e akteve terroriste

Kremlini njoftoi se Presidenti Rus Vladimir Putin ka falënderuar Presidentin Donald Trump gjatë një bisedë telefonike të ndërmarrë nga pala ruse, mbi "informacionin e transmetuar përmes shërbimeve speciale, i cili ndihmoi në parandalimin e kryerjes së akteve terroriste në Rusi".

Putin falenderon Trumpin për ndihmën në parandalimin e akteve terroriste

Pala amerikane nuk e konfirmuar ende këtë njoftim.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Kremlinit biseda telefonike përfshinte diskutime edhe për “një numër çështjesh me interes të ndërsjellë”.

Të dy udhëheqësit, shkruante zyra presidentit Putin, ranë dakord “të vazhdojnë bashkëpunimin dypalësh në luftën kundër terrorizmit”, pa dhënë asnjë detaj tjetër rreth bisedës.