Në Rusi kush nuk e paguan alimentacionin apo dënimin e trafikut nuk mund të del nga shteti

Për disa qytetarë rusë pasaporta nuk mjafton të udhëtojë në botën e jashtme. Në “listën e zezë” janë 25 milionë njerëz të cilët “kanë harruar” të paguajnë obligimet kreditore apo ndonjë lloj tjetër të borxhit publik.

Në Rusi kush nuk e paguan alimentacionin apo dënimin e trafikut nuk mund të del nga shteti

Agjencitë turistike të Rusisë i kanë paralajmëruar qytetarët që të mos nisen nëpër udhëtime, pushime dimërore apo pritje të Vitit të Ri në botën e jashtme nëse janë borxhlinj dhe nëse nuk i kanë kryer obligimet kreditore, alimentacionet apo dënimet e trafikut.

Të gjithë, borxhi i të cilëve tejkalon shumën prej 10.000 rublave, e që është rreth 150 euro, duhet së pari t’i paguajnë obligimet e tyre apo të kthehen nga kalimet kufitare në shtëpi.

Qytetarët gjithashtu paralajmërohen që me kohë t’i paguajnë borxhet e mbetura, sepse edhe nëse i paguajnë në kalimin kufitar, kjo nuk do të thotë që paratë menjëherë do të “flejnë” në llogari, dhe kjo do të jetë arsye për të mos e kaluar kufirin.

Gazeta ruse “Izvestija”, kah mesi i dhjetorit ka publikuar një informatë ku qëndron se madje 25 milionë qytetarë rusë nuk mund të dalin nga vendi për shkak të borxheve. Sipas gazetës, sivjet janë rreth 7 milionë njerëz të cilët nuk i kanë paguar kreditë, rreth 1,5 milionë kanë “harruar” t’i paguajnë alimentacionet, derisa më shumë se 13 milionë rusë nuk i kanë kryer pagesat e dënimeve të trafikut.

Prej vitit 2020 përmbaruesit gjyqësorë do t’i paralajmërojnë borxhlinjtë me SMS se nuk mund të udhëtojnë në botën e jashtme./Insajderi.com.