Pamje nga Australia – Shikoni se çfarë ngjyre ka marr qielli dhe plazhet

Pamje nga Australia – Shikoni se çfarë ngjyre ka marr qielli dhe plazhet

Qielli në Australi, përkatësisht në Uellsin e Ri Jugor, ka marrë ngjyrë të kuqe si pasojë e zjarrit që ka përfshirë vendin.

Siç raporton Daily Mail, përveç qiellit, si pasojë e zjarrit janë mbuluar me hi edhe plazhet australiane.

Fatkeqësia natyrore në Australi, e ndodhur që nga shtatori i vitit të kaluar, ka shkaktuar 24 vdekje dhe ka djegur mijëra shtëpi banimi.

Nga pasojat e zjarrit janë prekur edhe kafshët, ku numërohen përreth 500 milionë të ngordhura. Të prekur kanë qenë veçanërisht gjitarët, respektivisht kangurët dhe koalat.

Shiu i rënë që nga dita e shtunë në Australi ka ndihmuar në punën e zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit. Përkundër kësaj, ekspertë kanë bërë të ditur se shiu nuk do arrijë të ndalojë zjarret e mëdha në vend.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, lansoi një Agjenci të Re Kombëtare të Rimëkëmbjes, duke i financuar me 2 miliardë dollarë me qëllim që të “koordinojë një reagim kombëtar për rindërtimin e komuniteteve dhe jetesës”.

Në anën tjetër, Zelanda e Re ka dërguar trupa mbrojtëse në Australi për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit dhe të evakuimit, raporton lajmi.net.

Red Skies in Australia

The skies in Australia are RED as black ash covers the beaches

Gepostet von Daily Mail Video am Montag, 6. Januar 2020