Ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Francës po shqyrtojnë në Bruksel “dosjen” e Iranit dhe gjendjen në Libi, kanë kumtuar burimet diplomatike.
Takimi po mbahet katër ditë pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani në sulmin amerikan me fluturake pa pilot në Irak. Kjo vrasje i ka rritur në mënyrë drastike tensionet ndërkombëtare, sidomos në Lindjen e Afërt.
Evropianët frikohen edhe për shkak të përkeqësimit të gjendjes në Libi, ku forcat lokale ndaj mareshalit Khalif Haftar, komandantit të lindjes së vendit, kanë kumtuar të hënën se e kanë okupuar gjithë qytetin Sirt, vendlindjen e ish liderit të vrarë të Libisë Muammar al Gaddafi.
Këto forca kryengritëse tashmë janë me muaj në ofensivë kah kryeqyteti i rrethuar Tripoli ku është selia e pushtetit të Libisë të njohur ndërkombëtarisht./Insajderi.com.