176 persona kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një avion është rrëzuar në Iran.
Avioni “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”është rrëzuar menjëherë pak pas ngritjes në fluturim nga aeroporti Imam Khomeini në Teheran. Ai kishte si destinacionin Kievin.
Nuk dihet ende nëse ky aksident ajëror është i lidhur me tensionet Iran-SHBA. Por deri më tani raportohet se shkak i rrëzimit të avionit ka qenë një defekt teknik.