Vera më e shtrenjtë në botë nuk është as italiane e as franceze, por…

Vera më e shtrenjtë në botë në vitin 2019 nuk ishte as italiane e as franceze, shkruan gazeta italiane Republica, por vera nga Hungaria.

Vera më e shtrenjtë në botë nuk është as italiane e as franceze, por…

Njëzetë shishe, me vëllim një litër e gjysmë, përbëjnë koleksionin ekskluziv nga Hungaria Royal Tokaji “Essencia”, ndërsa një shishe nga ky koleksion kushton 35.000 euro.

Kjo verë e ëmbël prodhohet në verilindje të Hungarisë, ndërsa vera është bërë nga vjelja e vitit 2008.

Shishet i ka dizajnuar artisti James Karkas, dhe çdonjëra shishe e ka tapën e prodhuar pikërisht për të në Portugali.

Afatin e përdorimit e kanë deri në vitin 2300. Deri tani janë shitur 11 shishe nga ky koleksion.

Çmimin e ka caktuar një sërë faktorësh, shkruan Republica, duke përfshirë edhe “mykun fisnik”, i cili është meritor për shije të papërsëritur të kësaj vere.

Për këtë verë, prodhuesit thonë se nuk mund ta përsërisin aromën e saj unik./Insajderi.com.